Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për ‘vjedhje me dhunë’, arrestohet një 32-vjeçar në Kukës
10 Shkurt 2021, 15:10Nga DOSJA
KUKËS – Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kukësit, pasi akuzohet për vjedhje me dhunë.
I arrestuari M.A., 32 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimi drejt Maqedonisë.
Njoftimi i policisë
Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimi drejt Maqedonisë.
Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
M.A., 32 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Maqedonia e Veriut, pasi zyra e Prokurorisë Kichevo, Maqedoni e Veriut, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin maqedonas, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Tre infermieret dhe sanitarja janë përballur ditën e sotme me Gjykatën. Infermierja Rukije Hoxha deklaroi se ishte e pafajshme e se nuk kishte lidh...
TIRANË– Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili është edhe anëtar i komitetit teknik të Ekspertëve, ka folur rreth vendimit të mbylljes së vendi...
TIRANË-Policia e shtetit, ditën e sotme pas kontrolleve për zbatimin e masave anti-Covid ka gjobitur 1435 persona, të cilët kishin dalë pa maska mbrojtëse....
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg për 45 ditë, 3 infermieret dhe sanitaren e përshirë në skandalin e spitalit Shefqet Ndroqi. Për...
TIRANË– Sanitarja Rukije Hoxhaj ka mbrojtur veten ditën e sotme teksa u përball me Gjykatën për veprën penale të zhvatjes. Ajo është shprehur se nuk është ...
FIER– Familja e të ndjerit Sokol Shyrtes që u gjet i vdekur në plazhin e Zvërnecit të Vlorës para dy ditësh, ka hapur dyert e mortit. Në fshatin Kurjan të Rosko...
MALESI E MADHE- Djali i Violeta Gurraj, gruaja që u gjet e vrarë në banesën e saj në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe ka dhënë dëshminë e tij.Djali i viktimës...