Bota

Gjyqi i ish-komandantëve të UÇK-së, ditën e nesërme nis seanca e radhës në Hagë

10 Shkurt 2021, 10:13 Nga DOSJA
Gjyqi i ish-komandantëve të UÇK-së, ditën e

HAGË- Seanca gjyqësore për ish-komandantët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës do të fillojë ditën e nesërme. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zyra e Prokurorit të Specializuar me anë të një njoftimi. Seanca për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimi do të mbahet online në orën 11:00 të ditës së enjte.

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nesim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Të gjithë zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli kosova ne hage hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli kosova ne hage

Sondazh

Poll