Bota

VV lidh shami të kuqe në pemët e Kosovës, Mustafa: Çfarë simbolizojnë? Vota është shprehje e vullnetit politik

10 Shkurt 2021, 09:33 Nga DOSJA
VV lidh shami të kuqe në pemët e Kosovës, Mustafa:

KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ka kërkuar kandidatit për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurtit që t’i shpjegojë simbolikën e shamive të kuqe të lidhura në pemët e vendit. Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se vota është shprehje e vullnetit politik dhe se qytetarëve duhet tu shpjegohen të gjitha simbolikat si të marshimeve edhe të lidhjes së shamive në pemë.

Më tej, Mustafa shkruan se VV në mënyrë që të premtoj një Republikë të Tretë duhet që të qartësoj se cilët do të jenë partnerët për këtë republikë. Ndër të tjera, Ai u shpreh se nëse do të votohet me emocione dhe të marshojmë si në Revolucionin kinez do të ngelin pa Republikë fare.

Postimi i Plotë:

Të nderuar miq, Vota është shprehje e vullnetit politik, e bindjeve por edhe e perceptimit. Vota është vendimmarrje e qytetarit. Për të marrë vendim, element themelor është informata. Nuk jam i sigurt se qytetari është i informuar se çfarë paraqesin shallat e kuqe të lidhura në drunjtë e Prishtinës, dhe jo vetëm aty, për të ardhmen e vendit. Çfarë është simbolika dhe mesazhi i marsheve në sheshet e qytetit tonë? Çfarë është Republika e Tretë?

Një shtet e bëmë me SHBA-të dhe me partnerët tanë evropian, të zotuar për demokracinë perëndimore. Ndërkaq, VV duhet ta qartësojë se kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë. Ndryshe, në qoftë se votohet vetëm me emocione, rrezikojmë të vejmë shallat e kuqe rreth qafe, të marrëshojmë si në Revolucionin Kulturor Kinez e të mbesim pa asnjë republikë! Vota është përgjegjësi ndaj shtetit tonë!

Ky reagim i Isa Mustafës ka ardhur për shkak se ditën e djeshme gjatë marshimit nëpër qytetet e Kosovës, Albin Kurti lidhi disa shami të kuqe në pemë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti isa mustafa zgjedhjet ne kosove albin kurti isa mustafa zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll