FOTO/ Belen Rodriguez shtatzënë për herë të dytë: Kam fëmijë me burra të ndryshëm, por ky nuk është problem
10 Shkurt 2021, 09:16Nga DOSJA
ITALI– Vajza e njohur e showbizit në Itali, Belen Rodriguez ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël së bashku me partnerin e saj Antonio Spinalbanese, në kopertinën e revistës javore ‘Chi’, raporton Il Giornale.
Thashethemet kanë qarkulluar prej disa javësh në mediat italiane rreth një shtatzanie të mundshme, por Rodriguez nuk dha asnjë prononcim për ta konfirmuar apo mohuar një lajm të tillë.
“Ishte dashuri me shikim të parë. Sapo e pash mendova që është shumë i bukur dhe ja thash këtë”,- tregoi Belen për partnerin e saj.
Edhe pse vendimin për t’u bërë prindër e morën 4 muaj pas njohjes, për asnjërin prej të dyve ky nuk është problem.
Realiteti është që unë kam fëmijë me burra të ndryshëm, por ky nuk është problem. Jam e lumtur. Pas dështimit me martesën time më në fund gjeta fuqinë të jetoj sërish”,- tha Rodriguez gjatë intervistës.
Belen Rodriguez ka një djalë, Santiago me ish-bashkëshortin e saj, balerinin Stefano De Martino, me të cilin u nda në 2019, për t’u ribashkuar sërish një vit më vonë. Por mesa duket edhe kjo mundësi e dytë nuk funksionoi pasi ata u ndanë përfundimisht pak para se Italia të futej në karantinë.
(d.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI- 1,300 kilogram kokainë janë sekuestruar në Itali për më pak se një javë. Ansa shkruan se kokaina u sekuestrua në 3 operacione të ndryshme dhe brenda 1 j...
KINË- Mediat kineze kanë ironizuar ekipin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për kërkimet që bënë në Kinë për të gjetur origjinën e Covid-19. Cnn shkru...
MIANMAR– Vazhdojnë protestat në Mianmar për të pestën ditë rradhazi, kundër grushtit të shtetit të organizuar nga ushtira. Protestuesit kanë dalë në një n...
SHBA- Disa koronaviruse që krijohen te lakuriqët e natës mund të kalojnë te njerëzit pa qenë nevoja që të evoluojnë. Nature shkruan se në një studim që ka bërë ...
SHBA-Presidenti amerikan Joe Biden tha se ndërsa gjyqi kundër paraardhësit të tij është duke u zhvilluar në Senat, ai do të përqendrohet në lehtësimin e pasojav...
ZELANDA E RE– Zelanda e Re ka miratuar vaksinën e Pfizer, dhe do të administrojë fillimisht vaksinat Covid-19 për personelin mjeknsor, punonjësit e linjës së pa...