Bota

‘Ndrangheta/ 3 megaoperacione në Itali, policia sekuestron 1,300 kg kokainë për një javë  

10 Shkurt 2021, 09:09 Nga DOSJA
‘Ndrangheta/ 3 megaoperacione në Itali, policia sekuestron 1,300 kg

ITALI- 1,300 kilogram kokainë janë sekuestruar në Itali për më pak se një javë. Ansa shkruan se kokaina u sekuestrua në 3  operacione të ndryshme dhe brenda 1 jave. Droga u sekuetrua në portin e Gioia Tauro, dhe operacionet u koordinuan nga prokuroi i Reggio Calabria, Giovanni Bombardieri.

Droga e sekuestruar prej trafikantëve të ‘Ndrangheta-së në treg ka vlerën deri në 260 milion euro, për shkak të cilësisë së lartë që ka. Operacioni u konsiderua si pjesë e punës për të luftuar trafikimin ndërkombëtar të drogës, të kryer nga financuesit e komandës provinciale dhe nga zyrtarët anti-mashtrim të Zyrës Doganore.

Droga u gjet me anan e ndihmës së skanerave në portin e Gioia Tauro. Substanca ishte fshehur në tre kontejnerë ku dy nga këta ishin të ngarkuar me kafe dhe mish të ngrirë nga Brazili, ndërsa i treti ishte ngarkuar me fruta ekzotike nga Ekuadori.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1.300 kokaine giovanni bombardieri ndrangheta 1.300 kokaine giovanni bombardieri ndrangheta

Sondazh

Poll