Aktualitet

Korrupsion pasiv dhe aktiv! SPAK dërgon në gjykatë dosjen ndaj gjyqtares Mimoza Margjeka, akuzat e ngritura nga Prokuroria e

9 Shkurt 2021, 22:14 Nga DOSJA
Korrupsion pasiv dhe aktiv! SPAK dërgon në gjykatë dosjen ndaj

TIRANË– Prokuroria e Posaçme ose e njohur ndryshe si SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen ndaj 5 të dyshuarve, të cilët akuzohen si të përfshirë në një aferë korrupsioni në Apelin e Korçës.

Dy prokurorët e çështjes Sotir Kllapi dhe Enkelejda Millonai, përveç gjyqtares Mimoza Margjeka kanë marrë si të pandehur bashkëshortin e saj, Arben Cara, avokatin Skënder Damini, Klaudjo Zhillën si dhe Nejton Balin. Ndaj të gjithëvë janë ngritur akuzat për korrupsion pasiv dhe aktiv.

Hetimi i SPAK nisi pas disa informacioneve se personat e larpërmendur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin organizuar lirimin nga qelia të vëllait të Nejton Balit, Orionin, i cili ishte arrestuar në korrik 2020 për akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mimoza margjeka spak mimoza margjeka spak

Sondazh

Poll