Aktualitet

‘Komiteti këshillon, Ekzekutivi vendos’/ Mesazhi i Tritan Kalos: Mos abuzoni, të vërtetat bishtnohen sepse janë “pak t

10 Shkurt 2021, 07:43 Nga DOSJA
‘Komiteti këshillon, Ekzekutivi vendos’/ Mesazhi i Tritan

TIRANË– Mjeku infeksionist, Tritan Kalo ka sqaruar sot rolin e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Ndryshe nga sa deklaron kryeministri Edi Rama, se është Komiteti ai që merr vendimet, Kalo thotë nëpërmjet një shkrimi në ‘Facebook’ se në fakt Komiteti këshillon por është qeveria ajo që merr vendime. Vetë Kalo është anëtar i këtij Komiteti dhe shpeshherë ka dalë kundër vendimeve që janë marrë në lidhje me situatën e COVID19.

POSTIMI I PLOTE I TRITAN KALOS:

“Kohë kovidiane…..10.02.2021….Të vërtetat shpesh bishtnohen sepse ato janë “pak të idhta”, për veshët e individëve dhe organizmave vendim-marrëse në këtë vënd, ose sepse me të abuzohet nga kedashësit apo keqbërësit ndaj progres-sjedhjes në këtë vend….Më 31.01.2020 me një Vendim të Ministres së MShMS, u krijua Komiteti prej 11 Anëtarësh të fushave të ndryshme të Shëndetit Publik të kryesuar nga Zv. Ministria e MShMS, për të debatuar e ndërmarë inisiativa në Mirëmenaxhimin e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19…. Bëhet fjalë për një Komitet KËSHILLIMOR dhe jo VENDIM-MARËS sikundër pothuajse përditë abuzohet nga ekzekutivi dhe opozita….Këshillat e udhëzimet e këtij Komiteti që funksionon mbi bazat e VULLNETARIZMIT, më pas diskutohen e kalojnë filtrin ligjor, pëpara se mbi bazën e tyre të meren VENDIME nga EKZEKUTIVI…Ndaj duhet përfundimisht të kihet e qartë prej kujtëdo se, Komiteti këshillon, Ekzekutivi vendos…. MOS ABUZONI me togfjalëshin se “Komiteti i Ekspertëve vendosi që…” Jepini Çezarit atë që i përket atij….E thënë shkurtazi e qartazi…. Together forever!!!”, shkruan mjeku Kalo.

Kohë kovidiane…..10.02.2021….Të vërtetat shpesh bishtnohen sepse ato janë “pak të idhta”, për veshët e individëve…

Posted by Tritan Kalo on E martë, 9 Shkurt 2021

Shqipëria po përballet me shifra të larta infektimesh në javën e fundit. Vendi ynë ka kapur pikun e infektimeve të reja dje, ku u shënuan 1239 raste dhe 16 viktima. Situata është e rëndë edhe me viktimat, ku për një javë, 80 persona kanë humbur jetën. Po ashtu, janë shtuar me 27% edhe shtrimet në spitale nga java e fundit e janarit në javën e parë të shkurtit. Pritet që ditën e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve të dalin në një konferencë për mediat aty ku do të bëjnë të ditura masat e reja që do të hyjnë në fuqi. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme u deklarua se ora 20:00 do të jetë ora e re e karantinimit në Shqipëri pas rritjes së madhe të personave të infektuar. Qeveria deklaron se ka dyshime të forta se ka hyrje të varianteve të reja të COVID-it në Shqipëri, por asgjë nuk është provuar, për shkak të mungesës së ekzaminimit në vendin tonë të varianteve të reja.

(a.b;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllja e dyte ne shqiperi tritan kalo mbyllja e dyte ne shqiperi tritan kalo

Sondazh

Poll