Aktualitet

Kartë identiteti pa afat skadimi për personat mbi 75 vjeç, marrëveshja shkon për miratim në Kuvend

9 Shkurt 2021, 22:25 Nga DOSJA
Kartë identiteti pa afat skadimi për personat mbi 75 vjeç,

TIRANË– Personat që kanë mbushur 75 vjeç do të pajisen me kartë identiti pa afat skandence. Projektligji i dërguar në Kuvend, kërkohet ndryshimi i kontratës me koncesionare “ALEAT”, për të mundësuar prodhimin e kartave të identitetit pa afat për këtë moshat e treta.

Gazetari Adriatik Doçi ka raportuar se nisma është hartuar nga një pune nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, në zbatim të një ligji të miratuar në vitin 2020.

Nisma synon që të shmangë koston e aplikimit si dhe marrjen e shenjës së gishtërinjve për të moshuarit, duke shtuar edhe pamundësinë e tyre fizike për të shkuar në zyrtat e aplikimit. Nga marrëveshja, që pritet të kalojë në Kuvend, do të përfitojnë mbi 150 mijë të moshuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kartat e identitetit kartat e identitetit

Sondazh

Poll