Bota

Erdogan tregon AMBICIEN: Turqia synon të arrijë në Hënë më 2023

9 Shkurt 2021, 21:33 Nga DOSJA
Erdogan tregon AMBICIEN: Turqia synon të arrijë në Hënë

Turqia synon të arrijë kontaktin e parë me Hënën, në kuadër të programit të saj kombëtar hapësinor, në vitin 2023, tha të martën presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Ulja e parë në Hënë do të bëhet me raketën tonë kombëtare dhe autentike hibride, që do të lëshohet në orbitë në fund të vitit 2023, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar”, tha Erdogan. Erdogan nuk dha më shumë detaje rreth bashkëpunimit.

Muajin e kaluar, ai ka folur me shefin e kompanisë Tesla, Elon Musk, për një bashkëpunim të mundshëm në teknologjitë hapësinore me kompanitë turke.

Duke folur të martën në një ngjarje në Ankara, Erdogan zbuloi një program me dhjetë qëllime strategjike, që përfshijnë edhe dërgimin e një shtetasi turk në një mision shkencor në hapësirë.

Turqia synon të arrijë qëllimet strategjike hapësinore brenda dhjetë vjetësh, tha Erdogan, për të shtuar se ky vend do të përmirësojë punën në teknologjinë satelitore dhe do të krijojë një port hapësinor me vendet e tjera aleate.

“Këmbët tona do të jenë në tokë, por sytë tanë do të jenë në hapësirë. Rrënjët tona do të jenë në tokë, degët tona do të jenë lart në qiell”, tha Erdogan.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota recep tayyip erdoğan turqi recep tayyip erdoğan turqi

Sondazh

Poll

Bota 9 Shkurt 2021, 21:32

Në Guinness me flamurin e Kosovës

KOSOVË-Arbnora Fejza-Idrizi është duke tentuar të thyejë edhe një rekord Guinness me punimet e saj me letër, me teknikën origami.Ajo ka realizuar në Skende...