Bota

Kreu i AAK-së flet për LVV-në: Qeverisa e tyre mund të jetë zhgënjyese, nuk kanë një plan ekonomik për zhvillimin e ven

9 Shkurt 2021, 21:01 Nga DOSJA
Kreu i AAK-së flet për LVV-në: Qeverisa e tyre mund të

KOSOVË-Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Vetëvendosje nuk ka plan ekonomik për zhvillimin e vendit. Sipas tij, një qeveri e udhëhequr nga Albin Kurti mund t’i zhgënjejë njerëzit në planin ekonomik.

Gjithashtu, ai ka thënë se qeverisja është një shkencë më vete dhe se duhet bërë kujdes sidomos me pjesën ekonomike, sepse në rast gabimi mund ta bëj ekonomin e vendit dhe më keq.

“Mund të jetë zhgënjyese një qeveri VV për shkak se s’kanë plan qeverisës ekonomik. Nuk po shohim se si kanë me ndreq gjendjen ekonomike në këtë kohë të vështirë të krizës, nuk e shohim se si kanë me ju përgjigj pritjes së njerëzve. Nuk e shoh se kanë me e përmirësuar standardin me hapjen e vendeve të punës për rini. Nuk është çdo gjë populizëm. Qeverisja është një shkencë në vete, duhet me kriju efekte nga të cilat duhet me kriju vende të punës. Duhet me çu sinjale të mira për sipërmarrësit, shpresë, gëzim, eufori e gëzimit që ekonomia me nis me lulëzu, që njerëzit me harxhu paratë që me investu. Duhet me bo kujdes sidomos në pjesën e ekonomisë sepse me gabime mund të bësh ekonominë e vendit edhe më keq,”-ka thënë Haradinaj.

Zgjedhjet në Kosovë/ LDK-ja sfidon Albin Kurtin: Jemi në garë vetëm me LVV, Haradinaj e nis ditën me nënën e tij

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ramush haradinaj zgjedhjet ne kosove ramush haradinaj zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll