Bota

E rëndë! Hiqnin trupat e vdekur në mënyrë të paligjshme për të hapur vende të reja, arrestohen tre punonjës varrezash

9 Shkurt 2021, 20:47 Nga DOSJA
E rëndë! Hiqnin trupat e vdekur në mënyrë të

ITALI-Policia italiane ka arrestuar tre punëtorë të varrezave në Kalabri të akuzuar për heqjen e paligjshme të trupave nga varret për të hapur rrugë për kufoma të reja, në kohën që vendi lufton me mungesën e hapësirës për varrim.

Sipas hetuesve të policisë ushtarake, personat dyshohen se kërkonin para nga të afërmit e të ndjerëve për t’iu gjetur një vend në varrezat lokale në Tropea, një qytet turistik bregdetar pranë Vibo Valentia.

Mungesa e hapësirave për varre është bërë një emergjencë serioze, veçanërisht në Italinë e Jugut, ku arkivolet e të vdekurve ndonjëherë qëndrojnë të grumbulluara në depo për vite me radhë. Pandemia Covid-19 vetëm ka përkeqësuar krizën.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni probleme me covid-19 probleme me covid-19

Sondazh

Poll