Bota

Zgjedhjet në Kosovë/ Haradinaj: Për pesë minuta mund të merrem vesh me Kurtin për krijimin e qeverisë

9 Shkurt 2021, 21:13 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë/ Haradinaj: Për pesë minuta mund të

KOSOVË-Kandidati i AAK-së për president, Ramush Haradinaj ka folur në lidhje me zgjedhjet e 14 shkurtit dhe për një bashkëpunim me kreun Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Sipas Gazeta Express, Haradinaj ka thënë se mund të merrej vesh për pesë minuta me liderët politikë në vend për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sa më përket mua mujt. Unë i qes katër tema kyçe, nëse në ato jam dakord për të tjerat janë të zgjidhshme. Përballja me Serbinë pa kompromis, njohja reciproke, pa kompromise në territor në rregullim të brendshëm e të tjera.  Është anëtarësimi i Kosovës në NATO, në kohë optimale e nëse jo referendum për bashkim në union. Marrëdhënia bilaterale e besueshme me Amerikën pa alternativë si dhe integrimi në BE,”-ka thënë Haradinaj.

Zgjedhjet në Kosovë/ LDK-ja sfidon Albin Kurtin: Jemi në garë vetëm me LVV, Haradinaj e nis ditën me nënën e tij

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ramush haradianj zgjedhjet ne kosove ramush haradianj zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll