Bota

Zgjedhjet në Kosovë/ Osmani: Zhvillimi ekonomik do të ketë sukses atëherë kur komunikimi me bizneset është i sinqertë

9 Shkurt 2021, 14:34 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë/ Osmani: Zhvillimi ekonomik do të ketë

KOSOVË-Kandidatja për presidente e Kosovës Vjosa Osmani ka biseduar me biznese të cilat janë pjesë e platformës Partneriteti për Zhvillim Ekonomik, ku ka thënë në thelb të bisedimeve kanë qenë politikat konkrete dhe vizionin për zhvillimin ekonomik të vendit në vitet në vijim.

Me anë të një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se zhvillimi ekonomik do të ketë sukses atëherë kur komunikimi me bizneset vendore është i sinqertë dhe se luftimi i korrupsionit mbetet njëra nga pengesat kryesore për zhvillimin e bizneseve në vend.

Zhvillimi ekonomik do të ketë sukses kur komunikimi me bizneset vendore është i sinqertë e kur bashkëpunimi me ta realizohet brenda kornizave qartë dhe strategjikisht të definuara. Sot, në bashkëbisedë me bizneset të cilat janë pjesë e platformës Partneriteti për Zhvillim Ekonomik, diskutuam për politikat konkrete dhe vizionin për zhvillimin ekonomik të vendit në vitet në vijim. Në thelb të këtij angazhimi është padyshim përkushtimi për luftim të korrupsionit, i cili për vite tashmë paraqitet si një nga top 3 pengesat kryesore për zhvillimin e bizneseve në vend, e që po ashtu ndikon drejtpërdrejt edhe në zvogëlimin e investimve të huaja në Kosovë. Theksova rëndësinë e sistemit dual të edukimit për rivitalizimin e tregut të punës dhe uljen e kostove të bizneseve vendore, të cilat aktualisht një pjesë të mirë të resurseve të tyre e përdorin për aftësimin e punëtorëve për punë. Orientim strategjik mbetet mbështetja e inovacionit dhe digjitalizimi i shërbimeve publike që do t’i jepte përkrahje substanciale kompanive vendore që ofrojnë shërbime në fushën e TIK. Përfundimisht, angazhimi ynë në këtë drejtim do të ketë sukses të qëndrueshëm vetëm duke ofruar mundësi të barabarta, e në këtë drejtim, së pari dhe mbi të gjitha do të punojmë për fuqizimin e grave në tregun e punës,:-ka ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

Zgjedhjet në Kosovë/ LDK-ja sfidon Albin Kurtin: Jemi në garë vetëm me LVV, Haradinaj e nis ditën me nënën e tij

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora vjosa osmani zgjedhjet ne kosove vjosa osmani zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll