Bota

Avokati i Popullit shprehet i shqetësuar për fushatën: Nuk po respektojnë masat anti-Covid, rrezikohet jeta e qytetarëve

9 Shkurt 2021, 14:18 Nga DOSJA
Avokati i Popullit shprehet i shqetësuar për fushatën: Nuk po

KOSOVË-Avokati i Popullit në Kosovë Hilmi Jashari ka reaguar për mosrespektimin e masave anti-Covid nga partitë politike, gjatë fushatës që po mbahet për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas Insajder, në një njoftim zyrtarë të insitucioni, ky është një standard i dyfishtë që nuk mund të tolerohet dhe cenon barazinë e qytetarëve para ligjit. Po ashtu, ai ka shprehur shqetësim për rrezikimin e jetës së qytetarëve.

“Avokati i Popullit shfaq shqetësimin e tij lidhur me zbatimin selektiv të masave të qeverisë për parandalimin e pandemisë COVID-19, gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e Përgjithshme 2021. Avokati i Popullit ka vërejtur se që nga fillimi i fushatës parazgjedhore nuk janë respektuar masat anti -covid nga ana e partive politike ndërsa në anën tjetër institucionet që kanë për obligim t’i zbatojnë këto masa nuk kanë reaguar. Ky është një standard i dyfishtë që nuk mund të tolerohet dhe cenon barazinë e qytetarëve para ligjit. Përveç kësaj, Avokati i Popullit shpreh shqetësimin e tij për rrezikimin e jetëve të qytetarëve për mosrespektim të masave”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Zgjedhjet në Kosovë/ LDK-ja sfidon Albin Kurtin: Jemi në garë vetëm me LVV, Haradinaj e nis ditën me nënën e tij

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll