Aktualitet

Pastronin paratë në Qipro dhe i investonin në TIRANË! Si u zbulua SKEMA e Alban Xhepës, gabimi me transfertën i kushtoi 6

9 Shkurt 2021, 15:28 Nga DOSJA
Pastronin paratë në Qipro dhe i investonin në TIRANË! Si u

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 6 milionë euro pasuri pas një hetimi të nisur për pastrim parash. Alban, Lorenc dhe Bajram Xhepës, u janë sekuestruar 10 automjete, 7 prona, llogari bankare dhe 4 biznese, të gjitha kapnin vlerën e 6 milionë eurove.

Hetimet nga Prokuroria kanë nisur pas një transferte të dyshimtë që është bërë nga Qipro drejt Shqipërisë, duke dhënë indiciet e para. Nga hetimet e kryera është mësuar se subjektet kanë përfituar fonde nga Qipro me dërgues shoqërinë ‘Tripdale Limited’ dhe kanë kërkuar që paratë mos të kreditohen për llogari të tyre. Për të shmangur kështu edhe kërkesën e dërguesit për kthim të fondeve.

Në Shqipëri kanë nisur hetimet për llogaritë në bankat ku janë regjistruar shoqëritë, dhe në të njëjtën kohë janë dërguar letër-porosi për të mësuar më shumë lidhur me aktivitetin e Alban Xhepës. Në përgjigjet e marra është bërë me dije se Xhepa ka qenë i dënuar tre herë në Itali për trafik droge, falsifikim dokumentash dhe krime ndaj personave.

Prokuroria e Tiranës më pas ka dalë në përfundimin se pastrimi i parave të Xhepës niste nga Qipro, për t’u investuar më pas në Tiranë. Për të humbur “gjurmët”, disa prej pasurive ai i kishte kaluar në emër të të afërmëve të tij, Meri, Lorenc dhe Bajram Xhepa.

LAJMI KRYESOR: SKEMA/ Pastronin para në Qipro dhe investonin në Tiranë, sekuestrohen 6 mln € pasuri të Alban Xhepës, i dënuar për trafik droge në Itali. Pronat ia kishte shpërndarë familjarëve

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alban xhepa prokuroria e tiranes sekuestrohet pasuria e alban xhepes alban xhepa prokuroria e tiranes sekuestrohet pasuria e alban xhepes

Sondazh

Poll