Aktualitet

“Furtunë” në komisariatin e Tropojës, arrestohen dy zyrtarë të lartë të Policisë, si manipuluan të dhënat e akside

9 Shkurt 2021, 15:09 Nga DOSJA
“Furtunë” në komisariatin e Tropojës, arrestohen dy

TROPOJË– Dy zyrtarë të Komisariatit të Tropojës kanë përfunduar në pranga pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Në prangat e Policisë ka përfunduar nënkomisari me iniciale F.GJ., me detyrë specialist i Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban; dhe inspektori B.Rr., specialist i Seksionit të Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban. Nga hetimet e zhvilluara nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, është mësuar se përfaqësuesi i një kompanie sigurimesh ka bërë një kallëzim penal në datë 16  janar të këtij viti. Në denoncimin e tij, përfaqësuesi ka bërë me dije se gjatë një aksidenti të ndodhur në rrugën Tropojë – Lekbibaj, janë përplasur dy mjete dhe shoferit i është thënë nga punonjësit e policisë, se fajtor është mjeti i siguruar tek kjo kompani sigurimi. Dyshohet se dy punonjësit e Policisë Rrugore kanë shpërdoruar detyrën e falsifikuan dokumentet lidhur me aksidentin.

NJOFTIMI I PLOTË I PLOTË:

Kukës – SHÇBA ekzekutoi vendimin “Arrest në burg” për 2 punonjës policie të dyshuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të dokumenteve”

Drejtoria Rajonale e SHÇBA Kukës-Dibër ekzekutoi vendimin për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, si dhe urdhërit të Prokurorit për punonjësit e policisë:

Nënkomisar F. Gj., specialist i Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban, pranë Komisariatit të Policisë Tropojë, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës;

Inspektor B.Rr., specialist i Seksionit të Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban, pranë Komisariatit të Policisë Tropojë, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës.

Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se në 27 janar, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Kukës- Dibër, është paraqitur përfaqësuesi i një kompanie sigurimesh, i cili ka bërë kallëzim penal se në datë 16 janar 2021, është njoftuar nga një shtetas se ka ndodhur aksident në rrugën Tropojë – Lekbibaj, ku janë përplasur dy mjete. Shoferit i është thënë nga punonjësit e policisë, se fajtor është mjeti i siguruar tek kjo kompani sigurimi.

Pas materialit kallëzues u krye hetim administrativ për rrethanat e aksidentit dhe përcaktimin objektiv të fajtorit si dhe veprimet e punonjësve të policisë në raport me ngjarjen. Dyshohet se dy punonjësit e Policisë Rrugore kanë shpërdoruar detyrën e falsifikuan dokumentet.

Me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për dy punonjësit e policisë.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet komisariati i tropojes tropoje komisariati i tropojes tropoje

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shkurt 2021, 11:56

TIRANË– Makina e tipit ‘BMW’ shpërtheu ditën e sotme në Kamzë. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në momentin që drejtuesi i automjetit, Gjon Mena ka sht...