Aktualitet

SKEMA/ Pastronin para në Qipro dhe investonin në Tiranë, sekuestrohen 6 mln € pasuri të Alban Xhepës, i dënuar për traf

9 Shkurt 2021, 14:31 Nga DOSJA
SKEMA/ Pastronin para në Qipro dhe investonin në Tiranë,

TIRANË– 6 milionë euro pasuri janë sekuestruar sot nga Prokuroria e Tiranës. Bëhet fjalë për 10 automjete, 7 prona, llogari bankare dhe 4 biznese, me vlerë të përafërt të 6 mln eurove në emër të Alban Xhepës dhe familjarëve të tij. Hetimet për 37-vjeçarin nisën pas një transferte parash të bërë nga Qipro për në Shqipëri, lëvizje që ndezi “llampat” e hetuesëve shqiptarë.

Hetimet për operacionin “Tranferta e gabuar” kanë nisur që në vitin 2016, kohë kur kompani të dyshmita kishin kryer lëvizje parash duke përdorur kompani “Call-Centrash” për të mbuluar sasitë e mëdha të të ardhurave që qarkullonin. Nga hetimi është zbuluar se pronarët e bizneseve në Shqipëri kanë përfituar fonde nga Qipro, por kërkonin që të mos i kreditonin në llogaritë e tyre bankare, për të shmangur kështu ndonjë kërkesë të mundshme për kthim pas të parave të dërguara.

Sasia e madhe e parave të dërguara, edhe pse kamufoleshin pas investimeve në bursë, ka ngritur dyshimet se mund të ishin produkt i veprimtarive të paligjshme. Ndaj Prokuroria e Tiranës ka nisur letër-porosi, duke kërkuar informacione nga homologët lidhur me 37-vjeçarin Alban Xhepa. Ky i fundit rezulton se ishte i dënuar 3 herë në shtetin fqinj për trafik droge, falsifikim dokumentash dhe krime kundër personit. Megjithatë jo e  gjithë pasuria ishte në emrin e tij.

Xhepa kishte vendosur ta shpërndate tek të besuarit e tij; babai, vëllai, bashkëshortja dhe persona të tjerë, me të cilët nuk dihet lidhja që ka pasur. Babai, Bajram Xhepa, 71 vjeç, ka në pronësi të tij trualle në Sauk, vëllai biznese tek Komuna e Parisit, ndërsa bashkëshortja disa makina. Vetë Alban Xhepa ka mbajtur në emër të tij një restorant luksoz në një prej resorteve luksoze në jug të vendit dhe mjete të shtrenjta.

Kjo është dosja e dytë brenda pak kohës që është sekuestruar për llogari të Prokurorisë së Tiranës. Vetëm pak javë më parë, u ‘ngri’ pasuria prej 5 mln eurosh e dy vëllezërve nga Mirdita, që akuzohen se jepnin lekë me fajte në Tiranë.

(k.m./kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alban xhepa prokuroria e tiranes sekuestrohet pasuria e alban xhepes alban xhepa prokuroria e tiranes sekuestrohet pasuria e alban xhepes

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shkurt 2021, 11:56

TIRANË– Makina e tipit ‘BMW’ shpërtheu ditën e sotme në Kamzë. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në momentin që drejtuesi i automjetit, Gjon Mena ka sht...