Politike

Deklaratat e ambasadores së SHBA për Tom Doshin, Lubonja: Duhet të kërkonte të hetohej

8 Shkurt 2021, 22:22 Nga DOSJA
Deklaratat e ambasadores së SHBA për Tom Doshin, Lubonja: Duhet

TIRANË – Ambasadorja amerikane Yuri Kim, përmes një postimi në “Twitter” kërkoi moskandidimin e deputetit Tom Doshi në zgjedhjet e 25 prillit. Kjo kërkesë e saj u komentua në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”.

I ftuar përmes një lidhje Skype, analisti Fatos Lubonja tha se ambasadorja Lu të mos mjaftohet vetëm me moskandidimin e deputetit Doshi, por të nxisë autoritetet e drejtësisë që ta hetojnë atë.

“Kushtetuta përcakton të drejtën për të zgjedhur e për t’u zgjedhur. Unë nuk e di se si mundet një njeri që me ligj dhe kushtetutë mund t’i hiqet e drejta për t’u zgjedhur kur nuk është dënuar dhe nuk i dihet asgjë. Personi është një nga të fortët e Shkodrës sepse mbronte votën, por ky njeri duhet të ishte objekt i të drejtësisë shqiptare. Ambasadorja mund të thotë që ky njeri mund të dënohet. Këtu ka një problem. Këtu ose nuk vepron drejtësia shqiptare, ose ka dhe një problem moral, partitë që i afrojnë këto njerëz. Po e marr gjënë pak më thellë. Kemi gradaçelat që po ngrihen në Tiranë. Unë mendoj që shqetësimi i ambasadores, nëse është i vërtetë, nuk duhet të nisë me një emër, por duke parë të gjithë kapjen e shtetit me krimit në Shqipëri që është dukshëm. Regjistrimi i Ndraghetës. Prokurori italian thotë do të merremi me Shqipërinë dhe më vonë, sepse krimi atje është i frikshëm. Kjo nuk bëhet me një deputet, por bëhet me të tjera politika”, tha Lubonja.

Marre nga: BW 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatos lubonja fatos lubonja

Sondazh

Poll

Politike 8 Shkurt 2021, 20:45

TIRANË– 2 miliardë e 400 milionë lekë do të përdoren nga Partitë politike në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 në një fushatë të...