Politike

Haradinaj: Kam shumë kohë që nuk kam komunikim me Ramën, që prej samitit të Berlinit

8 Shkurt 2021, 22:03 Nga DOSJA
Haradinaj: Kam shumë kohë që nuk kam komunikim me Ramën,

TIRANË- Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë kontaktet me Kryeministrin Rama i ka shkëputuar që prej samitit të Berlinit. 

I ftuar në emisionin “PolitikoOn” ai ka thënë ndër të tjera se Kosova ka marrëdhënie të respektueshme me Turqinë, për shkak se kjo e fundit e ka njohur atë si shtet të pavarur. 

Ne kemi marrëdhënie te respektueshme me Turqinë se e ka njohur Kosovën, por Kosova është vetvetja. Nuk mund të komentoj pozicionimin e kryeministrit Rama se ka kalkulimet e veta, por unë kam qëndrimet e mia lidhur me atë që ne jemi si shqiptarë dhe të mbesim vetvetja pavarësisht influencave. Nuk i di mirë kontekstet e Tiranës zyrtare me Athinën Zyrtare dhe Ankaranë Zyrtare. Ne duhet të bëjmë kujdes që të mos dërgojmë mesazhe jo të qarta me aleatët tanë evropianë të sigurisë. Duhet të bëjmë kujdes edhe me Uashingtonin. Ato situata me presidentit Erdogan nuk ishin një qëllim për të pasur konflikt me të, por ishin një detyrim kushtetues që kisha. Nuk mund të fshihemi sepse orientimi ynë është euroatlantik dhe për këtë nuk duhet të kemi ndonjë farë dileme. Kam shumë kohë që nuk kam komunikim me Ramën, qysh prej samitit të Berlinit.”- ka thënë ai. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ramush haradinaj ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Politike 8 Shkurt 2021, 20:45

TIRANË– 2 miliardë e 400 milionë lekë do të përdoren nga Partitë politike në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 në një fushatë të...