Politike

Deklarata e Yuri Kim-it per Tom Doshin, Baton Haxhiu: Presion politik, mund të ketë pasoja…

8 Shkurt 2021, 22:27 Nga DOSJA
Deklarata e Yuri Kim-it per Tom Doshin, Baton Haxhiu: Presion politik, mund

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu ka komentuar reagimin e ambasadores amerikanë në Shqipëri, e cila kërkoi që deputeti Tom Doshi të mos kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Haxhiu u shpreh se deklarata e ambasadores Kim është presion i pastër politik që sipas tij do të ketë pasoja. Sipas analistit, Shqipëria ka një prej ligjeve më të ashpra në Ballkan sa i përket dekriminalizimit.

Shqipëria ka ligjin e dekriminalizimit dhe është më i ashpri në Balkan. Nëse KQZ nuk ka guxim t’i largojë njerëzit me rekorde krimanale, atëherë… Megjithatë kur verifikohen listat të shkojnë në Prokurori dhe të verifikohen. Çdo listë shkon për verifikim. Ambasadorja duhet që realisht…Është presion politik dhe është me pasoja, po megjithatë Doshi mund të kandidojë dhe pastaj do e shohim cili do të jetë qëndrimi i DASH dhe Ambasadës këtu,”-tha Haxhiu në fjalën e tij.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike baton haxhiu tom doshi yuri kim baton haxhiu tom doshi yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 8 Shkurt 2021, 20:45

TIRANË– 2 miliardë e 400 milionë lekë do të përdoren nga Partitë politike në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 në një fushatë të...