Politike

Deklarata e Yuri Kim për Tom Doshin, Celibashi: Çdo gjë në lidhje me zgjedhjet është përcaktuar në Kushtetutë, atë ndj

9 Shkurt 2021, 06:49 Nga DOSJA
Deklarata e Yuri Kim për Tom Doshin, Celibashi: Çdo gjë në

TIRANË– Komisioneri shtetëror për zgjedhjet, Ilirjan Celibashi ka komentuar deklaratat e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila në mënyrë të prerë kërkoi që Tom Doshi të mos kandidonte në zgjedhje.

I ftuar në “Real Story”, Celibashi tha se këtë çështje e ka zgjidhur Kushtetuta dhe ligji. Sipas Celibashit, institucionet kanë përgjegjësinë për të zbatuar Kushtetutën dhe t’i qëndrojnë strikt e germë për germë, Kodit Zgjedhor.

Mund të them se çfarë unë thashë në takimin me ambasadoren, se çfarë ka thënë ambasadorja është vetë në pozitën për ta bërë deklarimin. Nga ana e KQZ-së është prezantuar gjithë çfarë KQZ-ja është duke bërë në lidhje me këto zgjedhje. Gjithë rangu i veprimeve dhe i akteve, të cilat kishte miratuar KQZ-ja deri në atë moment dhe në perspektivën e miratimit dhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe logjistikën zgjedhore. Këtë çështje e ka zgjidhur Kushtetuta dhe ligji, ajo çfarë është e përcaktuar në Kushtetutë dhe ligj do të thotë që është interesi publik, do të thotë që është morali brenda, e mira publike në fund të fundit. Institucione të cilat kanë përgjegjësinë për të zbatuar Kushtetutën, qoftë drejtpërsëdrejti, qoftë edhe ligjin, kanë përgjegjësi vetëm e vetëm t’i qëndrojnë strikt, germë për germë, Kodit Zgjedhor. Duke bërë këtë kemi respektuar dhe frymën e ligjit dhe kemi përmbushur interesin publik për çdo aspekt, qoftë dhe ato me sensibilitete të larta publike,”– deklaroi Celibashi.

Një ditë më parë, Ambasadorja amerikane Yuri Kim është shprehur e prerë se deputeti i Partisë SocialDemokrate, Tom Doshi nuk duhet të garojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kim me një mesazh nga Ambasada ripostoi njoftimin e Departamentit të Shtetit, 3 vite më parë, kohë kur Doshit iu ndalua hyrja në Amerikë për shkak të akuzave për korrupsion. Mbi deklaratën e vitit 2018, Kim shkruan se ia vlen të kujtohet njoftimi i DASH, duke shtuar se votuesit shqiptarë meritojnë më shumë se kaq.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike formulari i dekriminalizimit ilirjan celibashi tom doshi yuri kim zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 formulari i dekriminalizimit ilirjan celibashi tom doshi yuri kim zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 8 Shkurt 2021, 20:45

TIRANË– 2 miliardë e 400 milionë lekë do të përdoren nga Partitë politike në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 në një fushatë të...