Politike

“Ju po i vrisni njerëzit në spitale”/ PLAS KEQ, Mërtiri AKUZA mjekëve: Hidhen se ka kushte të këqija. Brataj nuk përm

8 Shkurt 2021, 22:04 Nga DOSJA
“Ju po i vrisni njerëzit në spitale”/ PLAS KEQ,

TIRANË– Debat i ashpër mes analistit Ergys Mërtirit dhe drejtorit të spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzit e atij të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në lidhje me skemën e korrupsionit në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Të ftuar në emisionin “Open”, Mërtiri akuzoi mjekët se për shkak të kushteve të këqija në spital, pacientët vrisnin veten, duke shkaktuar reagime të ashpra në studio.

DEBATI I PLOTË NË STUDIO: 

Ergys Mërtiri: Është e tmerrshme çfarë dëgjova në studio, prisja që çështja të trajtohej me përgjegjësi dhe gjatë gjithë kohës dëgjoj sofizma. Të dy përfaqësuesit është që nuk kuptojnë fjalën përgjegjësi. Nëse nuk e kuptojnë se janë drejtues, dhe kanë përgjegjësi, dhe se është thelbi e zemra e të gjithë problemit. Nëse nuk e kuptojnë përgjegjësinë e tyre, ç’do presësh nga Tirja? Keni për detyrë ti kapni. Nuk ndodh kjo në të gjithë botën. Nuk ndodh që një pastruese spitali të marrë 8 milionë lekë. Nuk ndodhin as në filma. Është sistemi një mollë e kalbur. Tirja do të shkonte fishek në burg pa denoncime në emisione investigative. Ka raste kur sistemi funksionon.

Brataj: Këto raste janë gjithmonë, nuk mund të nxish një gjë.

Mërtiri: Pacientët e kanë vrarë veten, nuk i kanë dhënë bukë. Ka qënë në pikë të hallit.

Brataj: Ju thatë që mjekët marrin lekë. Kush janë ata more drejtësi, fol me emra, jo në ajër. Nuk është se po iki unë dhe doktor Perlati dhe sistemi do të zgjidhet. Prit hetimin, mos u shpreh. Nuk është problemi i drejtuesit, se po iki unë dhe doktor Perlati.

Mërtiri: Sa raste doni ju të jepni dorëheqje? Sa mollë të kalbura doni? E kisha retorike se nuk ka përgjigje për këta.  

Kapisyzi: E the me plot gojë se i keni lënë pa bukë. Ku e vërtetove? Një të sëmurë që mori insulinë që qenka lënë pa bukë.

Mërtiri: Cila është shpifja ime? E vërteton fakti që çohet bukë.

Kapisyzi: E bëjmë për të kënaqur pacientin. Sakrifikojmë njerëz dhe kohë për t’i kënaqur të sëmurët.

Mërtiri: Ne kërkojmë përgjegjësi. Këta duan mos të kritikojnë sistemin. Në asnjë vend të botës nuk janë vrarë veta gjatë pandemisë. Janë hedhur për shkak të shërbimit.

Brataj: Fol për profesionin tënd se është turp. T’ju vij zor për atë që nxirrni nga goja. Janë hedhur në Itali dhe Spanjë e Amerikë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ergys brataj ergys mertiri perlat kapisyzi ergys brataj ergys mertiri perlat kapisyzi

Sondazh

Poll

Politike 8 Shkurt 2021, 20:45

TIRANË– 2 miliardë e 400 milionë lekë do të përdoren nga Partitë politike në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 në një fushatë të...