Politike

“Jepini fund qokave, po vrisni njerëz” / Braçe: Shkollat në këto zona mësim online për 2 javë rresht! 

8 Shkurt 2021, 21:11 Nga DOSJA
“Jepini fund qokave, po vrisni njerëz” / Braçe: Shkollat

DIVJAKË–  Në disa zona të Divjakës duke nisur që prej ditës së nesërme shkollat do të zhvillojnë mësim online. Njoftimi është bërë nga zv/kryeministri Erion Braçe në orët e mbrëmjes, dhe kjo vjen për pasojë e rritjes së rasteve të reja që janë regjistruar ditët e fundit në vendin tonë. 

Braçe thotë se në këto zona janë 174 të sëmurë aktivë me koronavirus të cilët janë infektuar në ceremoni mortore dhe shtëpitë e të moshuarve për shkak të qokave.

Po ashtu ai u ka bërë thirrje të fortë qytetarëve duke u thënë që mso të marrin pjesë në ceremoni mortore apo dasam.  Numri dy i qeverisë shkruan se policia do të ushtrojë kontroll në çdo lokal ndërkohë që pronarët e tyre janë të detyruar të garantojnë zbatimin e masave.

“Mirëmbrëma! Banore të Divjakës, Tërbufit, Grabianit, Gradishtes, Remasit; Situata e të sëmureve me koronavirus vijon te jetë e rëndë! Dita tani u mbyll me 174 të semurë aktivë! Janë nga Këmishtaj, Mertish, Gradishte, Mize, Cerme e Sipërme, Çermë sektor, Divjakë qytet. Nga hetimi epidemiologjik rezulton se të infektuarit, kanë marrë virusin në: Ceremonitë mortore në shtëpi ku kanë shkuar për ngushëllim; Ne shtëpitë e të sëmurëve me virus ku ka shkuar për qoke sëmundjeje si komshi, kushëri, krushqi. Kjo është çmenduri! Do ju lutesha shumë; Jepini fund ketyre zakoneve! Po infektoheni vetë, po infektoni familjarët tuaj, me të moshuarve po i merrni jetën! Boll me me vizita nëpër shtepite e njeri tjetrit ku ti apo ai, jeni te infektuar! Mos shhkoni, infektoheni dhe infektoni te tjere njerez! Boll me me vizita ngushellimi neper shtepite e njeri tjetrit kur jeni te infektuar apo ku ka te infektuar! Mos shkoni, rezikoni te shtoni dhimbjen duke infektuar e vrare te tjere njerez te aferm. Nderkohe nga neser; Shkollat ne Cerme te Siperme, Cerme Sektor, Mize, Kemishtaj kalojne ne mesim online per dy jave rresht! Policia do ushtroj kontroll ne cdo lokal per te garantuar rregullat e distances fizike e ku rregullat shkelen lokali do mbyllet; Të zotët e lokalit janë të detyruar të garantojnë rregullat!”, shkruan Braçe.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion brace koronavirusi ne shqiperi erion brace koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 8 Shkurt 2021, 20:45

TIRANË– 2 miliardë e 400 milionë lekë do të përdoren nga Partitë politike në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 në një fushatë të...