Aktualitet

Theu masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, arrestohet 41-vjeçari në Devoll

9 Shkurt 2021, 07:22 Nga DOSJA
Theu masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’,

KORÇË- Një 41-vjeçar në Devoll, që ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, është arrestuar ditën e sotme.

Policia bën me dije se se K.H është ndaluar gjatë kontrollit të automjeteve, ku 41-vjeçari ndodhej si pasagjer në një makinë tip benz. Ai akuzohej për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë.

Devoll. Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vihet në pranga 41-vjeçari.
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me shërbimet e “Frontex”, gjatë patrullimit të tyre në afërsi të fshatit Kurilë, Devoll, kanë ndaluar me qëllim verifikimi automjetin tip “Benz” dhe gjatë kontrollit u konstatua si pasagjer në mjet shtetasi K. H, 41 vjeç, banues në Devoll. Në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, rezultoi se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Shtetasi K. H., u arrestua në flagrancë dhe materialet shtesë në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 41 vjecari ne korce arrestohet 41 vjecari ne korce

Sondazh

Poll