Aktualitet

HARTA LIVE/ Reshje dhe ulje e lehtë e temperaturave, tokat ende të përmbytura në Shkodër! Stuhia ‘pushton’ Gjir

9 Shkurt 2021, 07:20 Nga DOSJA
HARTA LIVE/ Reshje dhe ulje e lehtë e temperaturave, tokat ende të

TIRANËVendi ynë do të vijojë të jetë nën pushtimin e reshjeve. Shkodra është qyteti më i prekur nga reshjet e fundit. Deri më tani janë nën ujë 1550 tokë bujqësore, konkretisht në fshatrat Darragjat, Shirq ,Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore. Fatmirësisht shtëpi të përmbytura nuk ka mirëpo ka rrugë që janë ende të bllokuara në zonat e Darragjat, Shirq dhe në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit.

Ndërkohë reshjet e shumta të shiut dhe erërat e forta kanë përfshirë dhe Gjirokastrën, ku si pasojë banorët janë mbyllur brenda shtëpive. 

Si pasojë e motit të keq, rrëshqitje dherash ka pasur dhe në zonën e Currilave, ku sasi të mëdha argjile kanë rënë në rrugë.

Sipas MeteoAlb sot do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të krijojnë mundësi për shira të pakët. Ndërsa në orët në vijim vranësirat do të pësojnë zhvillim duke sjell reshje me intensitet deri mesatar në të gjithë territorin dhe lokalisht intensive.

Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 16°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.

(A.B/A.K/Dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit 9 shkurt 2021 parashikimi i motit 9 shkurt 2021

Sondazh

Poll