Aktualitet

Drejtori i “Shefqet Ndroqit”: Nuk mund të hysh tek pacientët e pandërruar dhe të palarë se duhet të vendosësh kundrag

9 Shkurt 2021, 07:19 Nga DOSJA
Drejtori i “Shefqet Ndroqit”: Nuk mund të hysh tek

TIRANË– Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi ka justifikuar mesazhet dhe ankesat për pacientët e shtruar që nuk ndërrohen atëherë duke thënë se ka edhe të palarë, dhe se duhet të vendosësh kundragazin për tu futur në dhomë.

I ftuar në “Open”, teksa diskutonte me gazetaren Anila Hoxha, e cila e pyeti për mesazhet e zbuluara se pacientëve nuk u jepej as bukë, Kapisyzi tha se tek shumë pacientë duhet të afrohesh me kundragaz sepse janë të palarë.

Pjesë nga biseda, momenti në minutën 37:00

Anila Hoxha: Veç faktit dhe neglizhencës për shkeljen e betimit të infermiereve ka dhe probleme të tjera. Çfarë nuk shkon? A kanë një protokoll spitalet? Secili nga ne do të dërgonte ushqime, kjo është e vërteta. Kur infermieret thonë po ta lë porosi Anën, po të lë porosi dhe 10-shen, është infermieri shefi i pacientit apo mjeku? Nuk mund të themi që sanitarja të kontrollojë gjithçka tek këta pacientë. Prokuroria thotë “kane krijuar nje skeme te mirefillte me qellimin e vetem kriminal qe te perfitojne sa me shume ne kurriz te pacienteve te semure me semundjen Covid 19 dhe familjareve te tyre.”

Eni Vasili: Sa mjekë dhe sa infermierë ka spitali juaj?

Perlat Kapisyzi: Shefqet Ndroqi ka rreth 250 infermiere dhe rreth 65 sanitare.

Skënder Brataj: Tirja nuk doli tani…dhe se kështu është sistemi. Normal që është prokuroria që do të vendosë pikat mbi ‘I’, por ta them dhe unë mendimin tim.

Eni Vasili: Por shiko, ka edhe njerëz që na ndjekin nga shtëpia dhe se duhet tu japim përgjigje për mesazhet që nuk u japin për të ngrënë, nuk i lajnë…

Perlat Kapisyzi: Nuk mund të hysh në një dhomë tek pacientë që janë të pandërruar dhe të palarë se aty duhet të vendosësh kundragazin. Spitali “Shefqet Ndroqi” është i pari i akredituar sepse funksionon me rregullore për gjithçka, deri në larjen dhe pastrimin e pacientit. Në këtë nuk ka funksionuar karakteri sepse nuk mund të thuash që për tre apo 10 se nuk ka funksionuar sistemi tek shërbimi spitalor kudo që të jetë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha perlat kapisyzi anila hoxha perlat kapisyzi

Sondazh

Poll