Sport

‘Le Classique’ përfundon pa sherr, por nuk i shpëton kartonave, PSG i jep një “grusht” akoma më të fortë krizës s

7 Shkurt 2021, 22:18 Nga DOSJA
‘Le Classique’ përfundon pa sherr, por nuk i shpëton

FRANCË– As protestat e tifozëve disa ditë më parë nuk kanë dhënë efekt te skuadra e Marseille që vazhdon krizën e rezultateve. Në ‘Le Classique’ ku nuk lejohen humbjet, PSG fiton në “Velodrome” me shifrat 2-0. Kryeqytetasit zhbllokuan sfidën që në minutën e 9’, kur pas një pasimi të marrë nga argjentinasi Di Maria, ishte sulmuesi francez Kylian Mbappe që dërgoi topin në rrjetë, ndërsa më pas Mauro Icardi dyfishoi shifrat pas një krosimi të Florenzit.

Më pas gjithçka u bë më e lehtë për Paris Saint Germain, që menaxhoi mirë lojën dhe u mundua të ulë ritmin, ndërsa Marseille provoi deri në fund të rihapë takimin, por nuk ia doli të dërgojë topin në rrjetën e portës së spanjollit Rico. 3 kartona të verdhë dhe një i kuq i marrë nga Payer në minutën e 90-të mbylli këtë takim.

Me këtë fitore PSG ruan pozitat në vendin e tretë të renditjes, vetëm 3 pikë larg Lille që kryeson, ndërsa Marseille vijon të kalojë një moment të turbullt, që u pasua edhe nga largimi i trajnerit Villas-Boas në fillim të javës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport marseille psg marseille psg

Sondazh

Poll

Sport 7 Shkurt 2021, 15:01

Dinamo pëson humbjen e parë, e mund Erzeni

TIRANE – Dinamo e Morieros befason në rikthimin e saj në fushë, me humbjen e parë sezonale, që ia shkakton skuadra e fundit në renditjen e grupit të saj n...