Bota

“Ka rrezik që fletëvotimet të mos arrijnë në kohë”/ Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë: Do të vëzhg

8 Shkurt 2021, 17:34 Nga DOSJA
“Ka rrezik që fletëvotimet të mos arrijnë në

KOSOVË-Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë përmes një njoftimi kanë thënë se do të vazhdojnë t’i monitorojnë nga afër numërimin e votave që vijnë nga diaspora për zgjedhjet në Kosovë. Gjithashtu, në njoftim thuhet se për shkak të afatit të shkurt për votat që vijnë jashtë vendit, ka rrezik që jo të gjitha fletëvotimet të arrijnë me kohë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Lajmërimi është bërë me anë të një postimi në Facebook, ku ndër të tjera thuhet se ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, procesi i votimit jashtë vendit nuk ka qenë i përsosur, megjithëse kësaj here ka numër rekord të aplikuesve.

“Mbi 100,000 aplikime për regjistrimet e reja të votuesve në diasporë u pranuan nga KQZ-ja. Këto janë numra rekord. Ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, ky proces nuk ka qenë i përsosur. Misionet e mëparshme të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE kanë rekomanduar që ligji të ndryshojë në mënyrë që të lejojë më shumë kohë për proceset parazgjedhore. Kjo nuk ka ndodhur dhe afati për këto zgjedhje të parakohshme është edhe më i shkurtër se normalisht, duke bërë presion mbi KQZ-në dhe duke krijuar rreziqe që jo të gjitha fletët e votimit nga jashtë shtetit do të arrijnë në kohë. Ky mision, së bashku me të tjerët, është duke u angazhuar me institucionet përkatëse dhe është i kënaqur që janë bërë aranzhimet e nevojshme që të gjitha fletëvotimet e diasporës që mbërrijnë në kohë të merren në mënyrë të sigurt dhe të numërohen pa ndërhyrje. Ne natyrisht do të vazhdojmë ta monitorojmë nga afër këtë,”-thuhet në njoftim.

Postimi i plotë: 

#ElectionsWatch Issue – Diaspora Voting

We have received many comments and messages about diaspora voting. This is an…

Posted by British Embassy Pristina on E hënë, 8 Shkurt 2021

 

Kosova në zgjedhje, 5 ditë na ndajnë nga momenti i shumëpritur, Kurti dhe Osmani flasin për “The Guardian”, Hoxhaj merr urime nga ish-sekretari i OIC-së : VV meriton të vijë në pushtet

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 8 Shkurt 2021, 17:04

KOSOVË- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur dënime për partitë politike të cilat kanë bërë shkelje gjatë fushatës zgjedhore. Sipa...