Bota

Agim Veliu flet për zgjedhjet nga Podujeva, akuzon LVV-në: Sondazhet janë të paguara

8 Shkurt 2021, 16:46 Nga DOSJA
Agim Veliu flet për zgjedhjet nga Podujeva, akuzon LVV-në: Sondazhet

KOSOVË-Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka folur ditën e sotme për zgjedhjet. Në një deklaratë që ka mbajtur në Podujevë ai ka thënë se sondazhet janë duke shkuar sipas kritereve të tregut pasi sipas tij sondazhet janë duke u blerë.

“Më 14 shkurt do të rrëzohen të gjitha piramidat e sondazheve që po ndërtohen si fontanë dëshirash e sipas kriterit të tregut të lirë sa para aq përqindje në sondazh”, tha Veliu.

Gjithashtu, ai ka folur dhe për shiritat e kuq të vendosur nga Lëvizja Vetëvendosje nëpër qytete të ndryshme, ku dhe ka shtuar se në 14 shkurtit nuk do t’i lejojnë ‘të skuqin dhe izolojnë Kosovën’.

“Ata këto ditë për të dëshmuar se kush janë po shpërndajnë e lidhin shirita të kuq gjithandej nëpër Kosovë po e bëjnë këtë për të treguar se nëse do të realizojnë ëndrrën e tyre do ta skuqin Kosovën pas 14 shkurtit, por jo ne nuk do t’i lejojmë  edhe sikur do të realizohej ky iluzion njëmend do të skuqej dhe izolohej Kosova sipas modeleve të vendeve nën diktaturën komuniste të pas Luftës së Dytë Botërore,”- shtoi ish-kryetari i Podujevës.

Nëpër sondazhet që janë bërë deri më tani në lidhje me parashikimin e fituesit të zgjedhjeve në Kosovës, në krye të listës qëndron LVV-ja me kandidatë për kryeministër Albin Kurti.

Kosova në zgjedhje, 5 ditë na ndajnë nga momenti i shumëpritur, Kurti dhe Osmani flasin për “The Guardian”, Hoxhaj merr urime nga ish-sekretari i OIC-së : VV meriton të vijë në pushtet

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti zgjedhjet ne kosove albin kurti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll