Bota

Nuk e ndalte dot veten nga gazi! Përgjigja epike e kandidates për deputete: E rëndësishme është kush qesh i fundit

8 Shkurt 2021, 17:26 Nga DOSJA
Nuk e ndalte dot veten nga gazi! Përgjigja epike e kandidates për

KOSOVË-Kandidatja e AAK-së për deputete, Rrezofat Azemi, ka reaguar pasi shumë qeshën me të qeshurën e saj karakteristike dhe emocionet e shprehura në një tubim elektoral. Sipas Gazeta Express, Azemi ka bërë me dije se nuk ka komplekse për të qeshurën e saj, duke mos e kursyer ironinë.

“Të nderuar miq, Paskan filluar sulmet kinse për gafe. Unë ashtu qeshi edhe me shokë edhe me familje dhe nuk e kam kompleks. E rëndësishme është kush qesh i fundit, e unë do të gëzohem me qeshje në fitoren e Aleancës dhe Ramushin President”, ka shkruar ajo.

Gjithçka ka ndodhur gjatë një tubimi elektoral të AAK-së, Azemi ka ngatërruar fjalët disa herë dhe për pasojë ka qeshur me të madhe.

“Nuk e di çka është tu ndodh me mu (qesh). Ndoshta që jam përballë presidentit (qesh)”, ka thënë ajo, duke u ndalur disa herë. “Më falni, nuk muj”, ka thënë ajo.

VIDEO E PLOTË:

Kosova në zgjedhje, 5 ditë na ndajnë nga momenti i shumëpritur, Kurti dhe Osmani flasin për “The Guardian”, Hoxhaj merr urime nga ish-sekretari i OIC-së : VV meriton të vijë në pushtet

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora rrezofat azemi zgjedhjet ne kosove rrezofat azemi zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 8 Shkurt 2021, 17:04

KOSOVË- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur dënime për partitë politike të cilat kanë bërë shkelje gjatë fushatës zgjedhore. Sipa...