Bota

Zgjedhjet në Kosovë/ Deri tani 3 mijë zarfe kanë arritur nga Diaspora

8 Shkurt 2021, 16:54 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë/ Deri tani 3 mijë zarfe kanë arritur nga

KOSOVË– Kryetari Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së ka njoftuar se dy ditë më parë ka mbërritur në vend sasia e parë me vota nga diaspora.

Sipas Gazeta Express, ai ka thënë se kanë mbërritur 3 mijë zarfe nga posta e shpejtë. Po ashtu ai ka thënë se janë bërë të gjitha për përgatitjet dhe janë shpërndarë kabinat e votimit dhe pritet që fletëvotimet të arrijnë të premten në Kosovë

“Kemi zhvilluar komunikimin me ta për votat me postë, po ashtu edhe përmes postave të shpejta dhe të njëjtën do ta përdorim. Të shtunën i kemi marr diku rreth 3 mijë zarfe nga posta e shpejtë dhe ky është kontigjenti i parë. Jemi në fazën e furnizimit dhe shërbimeve për t’i kryer këto aktivitete, jemi në fazën e trajnimit të këshillave të vend votimeve. Janë bërë të gjitha përgatitjet dhe janë shpërndarë kabinat e votimit, dhe sipas informacioneve pritet që fletëvotimet të arrijnë të premten në Kosovë,”- tha Ahmetaj.

Kosova në zgjedhje, 5 ditë na ndajnë nga momenti i shumëpritur, Kurti dhe Osmani flasin për “The Guardian”, Hoxhaj merr urime nga ish-sekretari i OIC-së : VV meriton të vijë në pushtet

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll