Bota

8 Shkurt 2021, 17:04 Nga DOSJA

KOSOVË- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur dënime për partitë politike të cilat kanë bërë shkelje gjatë fushatës zgjedhore. Sipas mediave të Kosovës janë bërë nëntë ankesa ku gjashtë prej tyre janë pranuar si të bazuara.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është dënuar me 10, 700 euro. Partia Demokratike e Kosovës është dënuar me 2,000 euro, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës me 4,000 euro.

“Natyra e shkeljeve ka qenë përdorimi i aseteve dhe objekteve publike gjatë fushatës zgjedhore. Vendosja e billbordeve në hapësirat të subjekteve të tjera, përdorimi i personave të mitur gjatë fushatës dhe vendosja e posteve në rrugë publike”, tha për REL, Mul Desku, kryesues i Sekretariati të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa.

Ankesat në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) janë dërguar nga organizata “Birn” dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt, zyrtarisht ka filluar më 3 shkurt.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet e parakoheshme ne kosoe zgjedhjet e parakoheshme ne kosoe

Sondazh

Poll