Bota

Moti i keq ‘godet’ Britaninë, mbyllen të paktën 10 qendra vaksinimi në Essex, Suffolk dhe Norfolk

8 Shkurt 2021, 16:54 Nga DOSJA
Moti i keq ‘godet’ Britaninë, mbyllen të paktën 10

BRITANI– Moti i keq me dëborë, akull dhe erë të fortë ka ‘pushtuar’ Britaninë e Madhe. Në pjesën më të madhe të Anglisë dhe Skocisë janë bllokuar shmë rrugë nga dëbora dhe ngricat, të cilat kanë sjellë probleme edhe në transportin e mallrave.

Daily Mail shkruan se të paktën dhjetë qendra vaksinimi u mbyllën sot në Essex, Suffolk dhe Norfolk.

Vetëm në zonën Norfolk, janë mbyllur për shkak të motit të keq rreth 400 shkolla, ndërsa po iu bëhet thirrje banorëve të mos udhëtojnë.

Stuhia ‘Darcy’ goditi Mbretërinë e Bashkuar me erë të fortë 50 milje në orë, ndërsa rrugët u mbuluan gjithandej me ngrica, situaatë e cila pritet të zgjasë deri të mërkurën.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mbyllen qendrat e vaksinimit moti i keq ne britani mbyllen qendrat e vaksinimit moti i keq ne britani

Sondazh

Poll