Bota

Ndodh në Dubai! 31-vjeçarja rrezikon dy vite burg dhe 140 mijë dollarë vetëm për një mesazh të pakëndshëm në WhatsApp

8 Shkurt 2021, 17:17 Nga DOSJA
Ndodh në Dubai! 31-vjeçarja rrezikon dy vite burg dhe 140 mijë

DUBAI– Një 31-vjeçare britanike në Dubai mund të përballet me dy vjet burg dhe rreth 140.000 dollarë gjobë, pasi shkroi një mesazh të pakëndshëm në WhatsApp, drejtuar shoqes së dhomës.

Sipas ligjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe, gruaja përballet me akuza për krimin kibernetik, shkruan Daily Mail.

31-vjeçarja akuzohet se shkroi “F*ck you”, pas një debati në tavolinën ku po hanin ushqim. Ajo pranoi se e ka dërguar mesazhin tetorin e kaluar, por prokurorët ende nuk kanë sjellë një çështje zyrtare ligjore.

31-vjeçarja u arrestua kur po përpiqej të shkonte nga Dubai drejt Londrës dhe që prej asaj kohë është përpjekur të kontaktojë me ish-shoqen e saj të dhomës për të zgjidhur situatën, por kërkesa e saj u refuzua.

Kjo nuk është hera e parë që një shtetas i huaj arrestohet sipas ligjeve të rrepta të krimit kibernetik të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në vitin 2019, Laleh Shahravesh u arrestua pasi dyshohet se e quante gruan e ish-burrit të saj një “kal” në Facebook.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 140.000 dollarë gjobë dubai mesazh ne whatsapp 140.000 dollarë gjobë dubai mesazh ne whatsapp

Sondazh

Poll

Bota 8 Shkurt 2021, 17:04

KOSOVË- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur dënime për partitë politike të cilat kanë bërë shkelje gjatë fushatës zgjedhore. Sipa...