Bota

Kosova në Hagë/ Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi të enjten në seancën e tretë para Speciales

8 Shkurt 2021, 16:16 Nga DOSJA
Kosova në Hagë/ Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi të

KOSOVË- Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, pritet që të enjten e kësaj javëtë dalin në seancën e radhës para Gjykatës në Hagë. 

Sipas mediave të Kosovës, mësohet se seanca e tretë në Hagë do të fillojë në orën 11:00 ku do të flitet mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit.

Ecuria e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96-të të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nesim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Të gjithë zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosova ne hge kosova ne hge

Sondazh

Poll