Aktualitet

Kapet Kevin Cungu! 19-vjeçari i shpallur në kërkim për plagosjen me armë ndaj Rexhep Gjelit në vitin 2020

8 Shkurt 2021, 14:39 Nga DOSJA
Kapet Kevin Cungu! 19-vjeçari i shpallur në kërkim për

TIRANË– 19-vjeçari, Kevin Cungu, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar  për vrasjen e 30-vjeçarit Rexhep Gjelit shtatorit të vitit të kaluar, ëhstë arrestuar ditën e sotme nga policia.

Blutë bëjnë me dije se Cungu ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Tashmë materialet i kanë kaluar  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

“Tiranë. Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim kombëtar. Kapet dhe vihet në pranga një 19-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për goditjen e paligjshmërisë dhe për kapjen e personave në kërkim. Në këtë kuadër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim me rrezikshmëri të lartë kriminale, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit K. C., 19 vjeç, banues në Tiranë. 19-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, më datë 11.09.2020, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta,  ka qëlluar me armë zjarri shtetasin R. Gj.   Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme,”-thuhet në njoftim. 

Plagosja e Rexhep Gjelit ndodhi mbrëmjen e 11 shtatorit në Tiranë. 30-vjeçari Rexhep Gjeli u qëllua me armë zjarri në këmbë nga Kevin Cungu, i cili është vëllai i grabitësit të njohur Markeljan Cungu. Sherri nisi në një lokal në lagjen 5 Maji, ku Cungu dhe Gjeli po festonin  ditëlindjen  e këtij të fundit. Cungu i kërkoi 30-vjeçarit që të dalin  për sqarim jashtë lokalit. Pas debateve dhe sharjeve, 19-vjeçari plagosi të riun. Autori është shpallur në kërkim nga policia.

(a.k/ k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ne 19-vjecar kevin cungu arrestohet ne 19-vjecar kevin cungu

Sondazh

Poll