Aktualitet

‘U zunë për fjalë ‘burrash’’/ Gruaja e Pelivan Sinanrrapajt: Gjykata po tallet me ne, tre autorët i dua brenda në b

8 Shkurt 2021, 13:45 Nga DOSJA
‘U zunë për fjalë ‘burrash’’/ Gruaja e

TIRANË– Lumturi Sinanrrapaj shprehet se burri i saj ditën e ngjarjes u ul në lokal, por jo me autorët. Sipas saj ishin zënë për ‘fjalë burrash’ ndërkohë që ajo akuzon Gjykatën e Fierit se po tallet me familjen e saj.

Sinanrrapaj thotë se i do tre autorët Fitmi Zekajn, Ferdinand Merajn dhe Festim Alimerkajn në burg, ndërkohë që asnjë prej familjarëve të tyre nuk e kanë kontaktuar.

”Burri doli të marrë fidanë për të jetuar. U ul në një tavolinë në një lokal, por jo me autorët. Me njërin kishte debatuar 2 javë më parë. Për fjalë burrash ishin zënë. Nuk e di çfarë ndodhi por kur burri po vinte në shtëpi e ndoqën mbrapa dhe e qëlluan.Dua drejtësi. Nuk më ka kontaktuar asnjë nga familjet e autorëve. I njoh të gjithë.Gjykata po tallet me ne. Të tre personat që qelluan burrin i dua brenda në burg. Siç ështeë burri im në dhe, edhe ata të vuajnë dënimin.’- tha Lumturi Sinanrrapaj.

Pelivan Sinrrapaj, 57 vjeç u rrah disa ditë më parë, më 29 janar, nga shokët e tij në Mallakastër. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të shpëtonte. Tri autorët që e dhunuan për vdekje 57-vjeçarin fillimisht u arrestuan nga policia, por më pas janë liruar nga gjykata. Fitim Zekaj u lirua në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa Festim Alimerkaj dhe Ferdinand Meraj janë lënë në masën “arrest shtëpie”. Fillimisht u raportua se sherri mes tyre nisi për shkaqe politike, pasi Sinrrapaj lavdëroi Partinë Socialiste, por familja mohon një gjë të tillë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lumturi sinanrrapaj pelivan sinanrrapaj lumturi sinanrrapaj pelivan sinanrrapaj

Sondazh

Poll