Aktualitet

Kishte të prera në fyt! Gjendet e pajetë në banesë 47-vjeçarja nga Malësia e Madhe, konflike me familjen e ish-bashkësho

8 Shkurt 2021, 13:47 Nga DOSJA
Kishte të prera në fyt! Gjendet e pajetë në banesë

MALËSI E MADHE- Violeta Gurraj është gjetur e pajetë në banesën e saj, në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe. Prej tre ditësh 47-vjeçarja nuk i hapte telefonin të birit duke bërë që ky i fundit të shkonte në Polici dhe të kryente denoncimin për zhdukjen e saj.

Menjëherë pas regjistrimit, një patrullë ka shkuar në banesën e 47-vjeçares, e cila është gjetur e vdekur. Nga kqyrja paraprake e trupit është vënë re se kishte disa shenja të prerash në fyt, nga të cilat edhe ka pësuar vdekjen, megjithatë mbetet që shkaku i ndërrimit të jetës të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore. Edhe pse kufoma ka shenja dhune në trup, nuk përjashtohet mundësia e vetëvrasjes. 

Mësohet se 47-vjeçarja jetonte prej kohësh e vetme dhe në kushte të vështira ekonomike, dhe se së fundmi merrte mjekime për depresion. 7 vite më parë, Gurrajt i kanë qëlluar për vdekje bashkëshortin, duke e lënë të ve, megjithatë nuk dihet sesi ka ndodhur vrasja e tij. Është bërë me dije se ajo nuk jetonte me fëmijët, edhe pse ishte djali ai që dha alarmin për zhdukjen e saj.

6 vite më parë, Violeta Gurraj ka qenë e dënuar më parë me 5 muaj burg pasi akuzohej për dhunë në familje dhe kundërshtim të efektivëve të policisë. 

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ky një prej pistave kryesore është përplasja që së fundmi Violeta ka pasur me familjarët e ish-bashkëshortit të saj. 

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gruaja e vdekur ne malesine e madhe malesi e madhe vdes violeta gurraj gruaja e vdekur ne malesine e madhe malesi e madhe vdes violeta gurraj

Sondazh

Poll