Aktualitet

Ndërroi jetë pas dhunës barbare nga shokët, avokati: S’e kuptoj pse u liruan autorët

8 Shkurt 2021, 14:37 Nga DOSJA
Ndërroi jetë pas dhunës barbare nga shokët, avokati:

TIRANË– Avokati i 57-vjeçarit Pelivan Sinanrrapaj, që ndërroi jetë në spital pas dhunës barbare nga tre shokët e tij, Ermal Ahmataj sqaroi se konflikti mes viktimës dhe autorëve ka nisur në një lokal, fillimisht vetëm me fjalë dhe më pas me konfrontim fizik.

Sipas avokatit Ahmataj, autorët e këtij krimi të rëndë rrezikojnë 5 deri në 15 vite burg.

“Konflikti ka nisur në një lokal. Viktima në një moment është konfliktuar me fjalë me tavolinën tjetër në lokal dhe biseda ka agravuar në tone të larta, e deri në konflikt fizik. Për shkak se aty ka ardhur pronari i lokalit, personat kanë dalë jashtë. Aty ka ndodhur dhe goditja fatale ndaj viktimës. Për autorët parashikohet masë 5-15 vite burgim. Prokuroria ka kërkuar dënim me burg për dy prej autorëve, ndërsa për tjetrin detyrim paraqitje, pasi është i sëmurë epileptik. Por, sipas gjykatës nuk duhet të ishte arrestuar asnjë. Gjyqtari që ka trajtuar çështjen është i kualifikuar, por nuk e di pse e ka marrë këtë vendim.

Pelivan Sinrrapaj, 57 vjeç u rrah disa ditë më parë, më 29 janar, nga shokët e tij në Mallakastër. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të shpëtonte. Tri autorët që e dhunuan për vdekje 57-vjeçarin fillimisht u arrestuan nga policia, por më pas janë liruar nga gjykata. Fitim Zekaj u lirua në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa Festim Alimerkaj dhe Ferdinand Meraj janë lënë në masën “arrest shtëpie”. Fillimisht u raportua se sherri mes tyre nisi për shkaqe politike, pasi Sinrrapaj lavdëroi Partinë Socialiste, por familja mohon një gjë të tillë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ermal ahmataj pelivan sinanrrapaj ermal ahmataj pelivan sinanrrapaj

Sondazh

Poll