Aktualitet

Vettingu e “dogji” pasi nuk justifikoi pasurinë, Strasburgu shqyrton nesër vendimin për ish-gjyqëtaren Altina Xhoxhaj

8 Shkurt 2021, 14:44 Nga DOSJA
Vettingu e “dogji” pasi nuk justifikoi pasurinë, Strasburgu

GJERMANI– Gjykata për të drejtat e njeriut në Strasburg do të japë vendimin ditën e nesërme për ish-anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhajn.

Ish-gjyqtarja ka çuar në Strasburg vendimin për shkarkimin e saj si të pabazuar nga procesi i vettingut.

Xhoxhaj u shkarkua nga posti që mbante, pasi nuk arriti të kalojë vetingun për mos justifkimi pasurie, por ajo vendimin e KPK-së e apeloi, ndërsa kolegji vendosi për lënien e vendimit të mëparshëm të KPK-së në fuqi.

Ajo ka ankimuar në strasburg shkarkimin e saj si të pabazuar në ligj e prova ndërsa rezulton se kur ishte gjyqtare kushtetuese ajo votoi pro proçesit të vettingut. Ndërkohë deri më tani në Strasburg janë ankimuar 15 vendime të Vettingut ndërkohë që vendimi për Xhoxhajn ditën e nesërme, do të jetë i pari për procesin e vettingut në Shqipëri.

Nëse Xhoxhaj merr dritë jeshile nga Strasburgu për pafajësi, atëherë do të jetë një ‘goditje’ për reformën në Drejtësi.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altina xhoxhaj gjykata e strasburgut vettingu altina xhoxhaj gjykata e strasburgut vettingu

Sondazh

Poll