Aktualitet

U kap me armë automatiku në shtëpi, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari në Durrës

8 Shkurt 2021, 14:12 Nga DOSJA
U kap me armë automatiku në shtëpi, arrestohet në

DURRËS– Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi u kap me një armë automatiku në shtëpinë e tij.

Policia njofton se të riut F.GJ., iu zbulua arma e zjarrit pas kontrollit në shtëpinë e tij në fshatin Perlat të Durrësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet një armë zjarri automatik, arrestohet në flagrancë poseduesi.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që disponojnë armë zjarri, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin: GJ., 32 vjeç, banues në fshatin Perlat, Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri automatik, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arme automatiku arrestohet 32 vjeçari durres arme automatiku arrestohet 32 vjeçari durres

Sondazh

Poll