Aktualitet

“Vjedhjet e tij do të jenë shqetësim”/ Si u parashikua fati i Markeljan Cungut që në vitin 2007, i ati mësues qante për djalin. Vëllai plagosi sot shokun pas një sherri

Kur kishte vetëm 25 ditë që ishte liruar nga burgu, kreu grabitjen e radhës në familjen Laze në Allias të tiranës, ku u dhunuan dhe torturuan dy të zotët e shtëpisë, Afërditën dhe Petritit.
Featured image of article: “Vjedhjet e tij do të jenë shqetësim”/ Si u parashikua fati i Markeljan Cungut që në vitin 2007, i ati mësues qante për djalin. Vëllai plagosi sot shokun pas një sherri Foto ilustruese

TIRANË“Vjedhjet e tij do të jenë shqetësim i Komisariateve të Tiranës. Në rastin më të mirë, ai do të mbetet një hajdut, nëse fati do ta shpëtojë nga krime më të dënueshme,”-kështu nis një kronikë e vitit 2007 për Markeljan Cungun, vëllain e Kevinit, i cili plagosi me armë zjarri mikun e tij.

Vetëm 23 vjeç por Cungu mban rekord për numrin e vjedhjeve dhe grabitjeve në vend, duke u shoqëruar për herë të parë në Polici që në moshën 9-vjeçare. Kur kishte vetëm 25 ditë që ishte liruar nga burgu, kreu grabitjen e radhës në familjen Laze në Allias të tiranës, ku u dhunuan dhe torturuan dy të zotët e shtëpisë, Afërditën dhe Petritit.

Afërdita dhe Petrit Laze

Në kronikën e asokohe, kur ishte vetëm 10 vjeç ai shprehej: Vjedh kot, që të kem lekë. I marr në teleferik dhe pishina. Ndërsa i ati një mësues bio-kimie, Petrit Cungu kërkonte ndihmë nga shteti për reabilitimin e të birit.

“Shteti të më ndihmojë, vetëm ky të më shkollohet. Do i këpusja dy krahët dhe këmbët. E them me lot në sy!”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa tanimë edhe djali i vogël është shpallur në kërkim pasi plagosi 30-vjeçarin e identifikuar si Rexhep Xhekja.

Plagosja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. 30-vjeçari Rexhep Xhekja u qëllua me armë zjarri në këmbë nga Kevin Cungu, i cili është vëllai i grabitësit të njohur Markeljan Cungu. 20-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment