Aktualitet

Me thonj dhe kurim në detaje! Kush janë 2 infermieret që zhvatën me Tiren pacientët me Covid, shoqet u arrestuan në spital

8 Shkurt 2021, 12:45 Nga DOSJA
Me thonj dhe kurim në detaje! Kush janë 2 infermieret që

TIRANË– Grupi i zhvatësve te ‘Shefqet Ndroqi’ është zbërthyer nga policia e shtetit! Kështu pas arrestimit të sanitares Tire Alldervishi e cila shtirej si infermiere për të përfituar para nga vajza e pacientes me Covid, ka nxjerrë në dritë dhe emrat e tjerë të përfshirë në këtë skemë.

Kështu, pas zbulimeve të komunikimit që kanë pasur me Alldervishin të shoqëruarat janë: Rukije Hoxha, Mira Bushi, Sheqerije Koci, Sidorela Cela.

Sidorela Çela, 28-vjeçarja e lindur në Pogradec dhe banuese në Elbasan, me detyrë infermiere e spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’, është person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ‘Shpërdorimit te detyrës’ dhe ‘Mashtrimit’. Sidorela shihet e lyer, me penel në punë dhe e kuruar.

Mira Bushi, 61-vjeçare, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’, është po ashtu person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ‘Shpërdorimit te detyrës’ dhe ‘Mashtrimit’. Në ‘Facebook’ Mira shihet se ka mundur të bëjë pushime të mira gjatë periudhës së verës, ndoshta dhe me të ardhurat që ka mundur të përfitojë nga skema e mashtrimit që kryente në bashkëpunim me koleget e saj.

Të katërt personat sipas veprimeve hetimore kanë qenë pjesë e një skeme të ngjashme me atë të sanitares së famshme, Tire Alldervishi, ku u merrnin para familjarëve të personave të shtruar në spital, për t’i ofruar shërbimet të cilat i kanë detyruar me ligj t’i ofrojnë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mira bushi rukije hoxha sheqerije koci sidorela cela mira bushi rukije hoxha sheqerije koci sidorela cela

Sondazh

Poll