Aktualitet

Shkelën masat anti-Covid, gjobiten me nga 1 mln lekë dy bizneset në Tiranë, njërit prej tyre i vihet ‘kyçi’

8 Shkurt 2021, 11:27 Nga DOSJA
Shkelën masat anti-Covid, gjobiten me nga 1 mln lekë dy bizneset

TIRANË– Dy administratorë lokalesh janë gjobitur me nga 1 milionë lekë të reja pasi nuk kanë respktuar masat anti-Covid. Në njoftimin e Policisë së Tiranës, bëhet me dije se konkretisht janë gjobitur personi me inicialet D. Z., pasi në lokalin në administrim të tij, janë kostatuar grumbullim personash, në kundërshtim me Aktin Normativ, si dhe muzikë të lartë që prishte rendin dhe qetësinë publike.

Ndërsa personi me inicialet M.K., është gjobitur pasi në një bar-longue që ai menaxhonte u konstatua për herë të dytë duke ushtruar aktivitetin e tij në kundërshtim me masat anticovid. Në përfundim të veprimeve u mbajt dhe akt-konstatimi për mbylljen e aktivitetit.

Njoftimi i policisë Tiranë

Vijojnë kontrollet nga Policia e Tiranës, për monitorimin e zbatimit të masave anticovid, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Stukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secilin, 2 administratorë lokalesh, konkretisht:

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobiten dy lokale ne tirane tirane gjobiten dy lokale ne tirane tirane

Sondazh

Poll