Aktualitet

Përgjimet Ndrangheta, SPAK kërkon listën e tenderave nga 2013 e deri më sot nga AKP-ja

8 Shkurt 2021, 11:40 Nga DOSJA
Përgjimet Ndrangheta, SPAK kërkon listën e tenderave nga 2013 e

TIRANË– SPAK kërkon nga Agjensia e Prokurorimit Publik listën e tenderave që janë dhënë nga viti 2013 e deri më tani. Prokuroria ka kërkuar shkresa nga ana e AKP-së.

Prokurori Sotir Kllapi ka firmosur një sërë shkresash përmes të cilave kërkon praktikat e tenderave nga Agjensia e Prokurimit Publik të zhvilluara para dhe pas kohës së përgjimeve.

Bëhet me dije se prokuroria do të hetojë aktivitetin e kompanisë “Galo Albania”, në pronësi të Antonio Galos, i njohur si “Princi” që është në qendër të hetimeve të Antimafias italiane. Në sitën e prokurorisë do të kalojnë bilancet financiare ndër vite të kësaj kompanie si dhe çdo shitblerje e realizuar prej saj si me kompani private, ashtu dhe me institucione shtetërore.

Burimet thanë se pritet të sekuestrohen edhe dosje që kanë të bëjnë me tenderat që lidhen me fushën e shëndetësisë dhe jo pak dosje që kanë të bëjnë me lejet e ndërtimit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ndrangheta ne shqiperi spak ndrangheta ne shqiperi spak

Sondazh

Poll