Aktualitet

Digjet lokali në ish-Bllok, merr flakë në mes të ditës

8 Shkurt 2021, 12:21 Nga DOSJA
Digjet lokali në ish-Bllok, merr flakë në mes të ditës

TIRANË– Një lokal në zonën e ish-Bllokut është përfshirë nga flakët. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 11:40. Mësohet se nga ngjarja në fjalë, ka pasur vetëm dëme materiale dhe asnjë person të lënduar.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes për të shuar flakët, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacione paraprake.

Me datë 08.02.2021, rreth orës 11:40, në Bllok, ka rënë zjarr në një lokal, ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet lokali ne ish-bllok digjet lokali ne ish-bllok

Sondazh

Poll