Aktualitet

E BUJSHME nga ‘Shefqet Ndroqi’! Tirja zbërthehet! 4 të shoqëruara, policia shkon dhe i prangos në orarin e punës (EMRAT

8 Shkurt 2021, 11:57 Nga DOSJA
E BUJSHME nga ‘Shefqet Ndroqi’! Tirja zbërthehet! 4 të

TIRANË– Policia e Tiranës ka shoqëruar 4 gra, pjestare të stafit mjekësor te ‘Shefqet Ndroqi’ të cilat dyshohet se janë të përfshirë në aferën korruptive të rastit ‘Tire’. Konkretisht të shoqëruara në polici janë: Rukije Hoxha, Mira Bushi, Sheqerije Koci, Sidorela Cela.

Prokuroria bën të ditur se vijim të veprimtarise hetimore u kryen sekusetrime, kqyrje, pyetje e personave etj dhe nga gjithe veprimtaria hetimore deri ne stadin aktual, shihet qarte qe persona me detyre infermierre apo sanitare ne Spitalin ‘’ Shefqet Ndroqi’’, kanë krijuar një skeme të mirëfilltë me qëllimin e vetëm kriminal që të perfitojnë sa me shumë ne kurriz të pacienteve të sëmurë me sëmundjen Covid 19 dhe familjarëve të tyre.

Tre infermieret dhe sanitaret, në bashkepunim me njëra-tjetrën, kanë përfituar para nga pacientët që ishin të shtruar pasi ishin infektuar me Covid. Ato kanë komunikuar mes tyre për pacientët e shtruar në spitale në mënyrë që të përfitonin paratë dhe ti ndanin mes tyre.

KUSH JANË TË SHOQËRUARAT:

Mira Bushi lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ‘Shpërdorimit te detyrës’ dhe ‘Mashtrimit’.

Sheqerije Koçi, lindur në Librazhd dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ‘Shpërdorimit te detyrës’ dhe ‘Mashtrimit’.

Sidorela Çela, lindur në Pogradec dhe banuese në Elbasan, me detyrë infermiere e spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ‘Shpërdorimit te detyrës’ dhe ‘Mashtrimit’.

Rukije Hoxhaj, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë sanitare e spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’, për veprën penale të ‘Mashtrimi’.

Si u bë arrestimi i Tire Alldervishit?

Zhvatja e bërë nga sanitarja u denoncua në emisionin ‘Stop”, nga vetë vajza e gruas që ndërroi jetë nga Covid-19. Vajza e një 55-vjeçareje, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ditësh luftë me këtë sëmundje, është mashtruar nga sanitarja pasi kjo e fundit i është hequr si infermiere dhe është ofruar që në këmbim të vlerave monetare t’i kuronte të ëmën.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mira bushi ndalohen 3 personele mjekesore te spitali rukije hoxha sheqerije koci sidorela cela tire alldervishi mira bushi ndalohen 3 personele mjekesore te spitali rukije hoxha sheqerije koci sidorela cela tire alldervishi

Sondazh

Poll