Aktualitet

Zjarr i madh tek Rruga e Kavajës, digjet apartamenti, evakuohen banorët

8 Shkurt 2021, 12:03 Nga DOSJA
Zjarr i madh tek Rruga e Kavajës, digjet apartamenti, evakuohen

TIRANË– Një apartament është përfshirë nga flakët pas shpërthimit të një bombole gazi. Mësohet se pas shpërthimit të bombolës, apartamenti është përfshirë nga një zjarr masiv, duke rrezikuar dhe jetën e familjarëve.

Këta të fundit janë evakuar brenda pak minutash nga forcat e zjarrfikëses, dhe zjarri është shuar. Por, flakët kanë lënë pas edhe dëme të shumta materiale.

Njoftimi i policisë

Me datë 08.02.2021, rreth orës 12:40, në rrugën e Kavajës, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. B., ku ka vetëm dëme materiale, nuk ka problem për banorët. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr tek rruga e kavajes zjarr tek rruga e kavajes

Sondazh

Poll