Aktualitet

Vëllai i Pelivan Sinanrrapajt paralajmëron hakmarrje: Po s’pati shtet, do ti marrim vetë masat

8 Shkurt 2021, 12:04 Nga DOSJA
Vëllai i Pelivan Sinanrrapajt paralajmëron hakmarrje: Po s’pati

TIRANE- Rrapo Sinrrapaj, vëllai i Pelivan Sinrrapajt ka paralajmëruar vetëgjyqësi nëse drejtësia nuk vepron për të dënuar autorët që rrahën për vdekje 57-vjeçarin nga Ballshi. Në një intervistë për News 24, Rrapo thotë se ai do të marrë vetë hak nëse shteti nuk vepron, ndërsa tregon se i vëllai kur shkoi tek Trauma kishte 6 plagë, në kokë e shpatull.

INTERVISTA E VËLLAIT TË VIKTIMËS:

Rrapo Sinrrapaj: Dua drejtësi nga shteti, ose do marrim vetë masat. Në këtë ngjarje që ka ndodhur.

PYETJA: Ka pasur konflikte më parë?

Rrapo Sinrrapaj: Me Ferdinandin ka pasur një konflikt më parë. Në lokal kanë debatuar, por nuk di arsyen

PYETJA: Sa ditë para ngjarjes?

Rrapo Sinrrapaj: Para dy javësh, nuk jam i sigurt

PYETJA: Thatë se do i merrni vetë masat?

Rrapo Sinrrapaj: Po s’pati shtet. Do i marrim vetë masat.

PYETJA: Paralajmëroni hakmarrje?

Rrapo Sinrrapaj: Hakmarrje. Deri tani unë s’kam parë të afërm të tyre. Nuk di çfarë të them. Më ka ikur vëllai, pres drejtësi nga shteti.

PYETJA: Kur ishte koha e fundit ku fole me të?

Rrapo Sinrrapaj: Nuk isha në Ballsh. E kam gjetur në spital në Tiranë. Kishte plagë shufra hekuri në kokë dhe shpatull, 6 kishte, thyerje kocke.

Pyetja: Po personat që e gjetën të shtrirë vëllain, dëshmitarë okularë?

Rrapo Sinrrapaj: Vajtëm në prokurori këtu, kërkoi arrest e burg. Gjykata i la, dhe ne duam drejtësi. S’kam takuar dëshmitarë okularë. Ngjarja ndodhi tek rruga për në shtëpi, i shkuan nga mbrapa.

Pelivan Sinrrapaj, 57 vjeç u rrah disa ditë më parë, më 29 janar, nga shokët e tij në Mallakastër. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të shpëtonte. Tri autorët që e dhunuan për vdekje 57-vjeçarin fillimisht u arrestuan nga policia, por më pas janë liruar nga gjykata. Fitim Zekaj u lirua në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa Festim Alimerkaj dhe Ferdinand Meraj janë lënë në masën “arrest shtëpie”. Fillimisht u raportua se sherri mes tyre nisi për shkaqe politike, pasi Sinrrapaj lavdëroi Partinë Socialiste, por familja mohon një gjë të tillë.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pelivan sinrrapaj rrapo sinrrapaj pelivan sinrrapaj rrapo sinrrapaj

Sondazh

Poll