Politike

“Nuk jemi suedezë, do lini gjithçka në duar të qytetarëve?” Manastirliu: Mos u krahasoni me askënd, modelet i kemi bre

8 Shkurt 2021, 10:45 Nga DOSJA
“Nuk jemi suedezë, do lini gjithçka në duar të

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se mbajtja e maskës, ruajtja e distancës dhe kujdesi ndaj higjienës shëndetësore bëjnë që numri i të infektuarve me Covid-19 të bjerë. 

Në një komunikim me gazetarët, Manastirliu u pyet nëse do e linte gjithçka në duart e qytetarëve, duke qenë se ata nuk kanë një sjellje prej suedezi dhe tha se shembulli që duhet marrë është në Shqipëri e jo jashtë vendit.

Ajo shtoi se brenda vendit tnë, kishte një periudhë që u përdorën maskat, u ruajt distanca dhe kjo ndihmoi në rënien e të infektuarve.


Pjesë nga Biseda

Pyetje: Zonja ministre, duke pasur parasysh që ne jemi shqiptarë dhe jo suedezë, ju do ta lini gjithçka në dorë të qytetarëve, nuk ka asnjë plan? Shohim që përgjegjshmëria qytetarë, ashtu siç është në Gjermani dhe vendi ndodhet në karantinë.

Ogerta Manastirliu: Më lejoni të them që janë disa kritere që ne vlerësojmë kur është për shtimin e masave. Nuk është vetëm rritja e të infektuarve, por edhe shtrimi në spitale. Aty është situata në kontroll. Kemi 1600 shtretër në spitalet rajonale që janë në gadishmëri. Një alert i shtuar është edhe numri i fatalitete e. duke vlerësuar në mënyrë dinamike këto kritere, do të kemi edhe masa që do të merren nga ekspertët. Kërkohet sjellje e përgjegjshme. Nuk ka nevojë që të krahasohemi me Suedinë sepse ne kemi modele. Ne këmi parë se si në vendin tonë filloi të mbahej maska gjë që ndikoi dhe tek shifrat.

LAJM KRYESOR/ Shtimi i të infektuarve, Rama paralajmëron bizneset: Do rrisim gjobat, policët dhe inspektorët do t’ju imponojnë me forcë respektimin e masave! Mos u dendni në ilaçe. Manastirliu: Variantet e Covid-19 mund të kenë hyrë në vend

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu rama me gazetaret 8 shkurt 2021 koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu rama me gazetaret 8 shkurt 2021

Sondazh

Poll